Kjo luftë në PD do vazhdojë sepse Foltorja e ka menyrë ekzistence atë


Nga Fitim ZEKTHI

Kontributi me i madh dhe sigurisht me i tmerreshem i Marksit nuk ishte lufta e klasave por diktatura e proletariatit qe sigurisht buron prej saj. Lenini diktaturen e proletariatit e perkufizoi si “pushtet totalisht i pakufizuar nga ndonje ligj, si pushtet totalisht i pakornizuar nga ndonje rregull dhe i mbeshteteur vetem nga forca”. Prej ketij formulimi lindi ajo shprehja qe “pse ligjet tona do na kufizojne ne”. Lenini tha se nje parti komuniste duhet te jete revolucionare, duhet te perbehet nga njerez qe jane revolucionare profesiniste qe jane te gatshem ne cdo momnet ti pergjigjen literalisht kerkeses se udheheqjes. Per Leninin gjithcka ishte zero sum game. Per Leninin partia duhet te qeverisej dhe duhet te qeveriste vetem nisur nga kush dominon ke, kush sundon ke dhe kush asgjeson ke? Ne masen qe ne fitojme dicka, ne ate mase armiku humb dicka. Per Leninin politika nuk eshte nje proces marredheniesh por nje proces ku “ne marrim dhe dhe ju vetem jepni”. Per Leninin duhet te perfitohet gjeja me e madhe me e madhe nga pozicioni ku je. Nqs armiku eshte i dobet ai duhet te shkaterrohet, te asgjesohet. Kundershtari nuk ekziston, ai eshte armik, ai duhet te quhet i shitur, sherbetor, njeri qe punon kunder partise dhe revolucionit. Ajo qe po ndodh ne Partine Demokratike qe prej nje viti eshte saktesisht kjo sjellje, kjo mendesi. Grupi i Foltores ne menyre totalisht leniniste mendon se nuk ka ligj dhe statut qe kufizon ate qe ata duan, mendon se kundershtari duhet domoniuar, duhet asgjesuar, duhet sulmuar si I blere dhe si i shitur. Grupi i Foltores nuk do te reshte deri sa te ekzistoje si i tille te sillet ne kete menyre sepse kjo menyre nuk eshte nje zgjedhje por eshte nje mendesi, eshte nje menyre te ekzistuari, eshte nje gjendje. Keshtuqe nuk ka asgje te re tek cdo levizje qe ben ai grup. Edhe lufta per mbledhjhe firmash gjate vitit te kaluar, edhe mbledhja ne stadium qe u quajt kuvend kombetar u bene pa pyetur per statutin si pasopje e kesaj menyre ekzistence. Edhe sulmi ne 8 janar u be nga menyre e te kuptuarit dhe te ekzistuarit. Edhe lufta me sulme, me sharje, me shpifje eshte po pasoje e kesja gjendjeje. Edhe gjithcka tjeter, cdo truk, cdo sulm, per te marre nen kontroll grupin parlamentar eshte po kjo gjendje qe ben. Gjeja e vetme problematike eshte se shume njerez i bashkangjiten ketyre menyrave te veprimit duke mos e menduar “diktaturen e proletariatit” nje gjendje, nje menyre ekzistence qe do ti haje edhe ata ne nje moment te dyte.

Latest articles

Related articles