Grabitje, pengmarrje dhe drogë, arrestohet në Shqipëri turku i rrezikshëm (EMRI)

Policia kufitare e Morinës në bashkëpunim me policinë e Tiranës kanë arrestuar një shtetas turk, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Kesim Sedal i dënuar me 25 vjet burgim, për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit.

Ai është kapur në kufi, në momentin kur ka tentuar të futet nga Kosova në Shqipëri, përmes pikës kufitare të Morinës.

“Pas verifikimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim dhe me Interpol Tiranën, ka rezultuar se shtetasi turk Kesim Sedal, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, Turqi, pasi Gjykata Kriminale Hakkari, me vendimin e datës 09.06.2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa me vendimin e datës 17.05.2016, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.” thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vijim të veprimeve shtetasi Kesim Sedal u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Turqisë dhe nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ankara, vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e tij.

Latest articles

Related articles