Mbledhja qeverisë – Sadikaj: Show i Ramës për t`u treguar shqiptarëve dhe politikës se është këtu

Në nismë të vitit të ri 2023, kryeministri Edi Rama, mblodhi qeverinë e tij në një mbledhje të pazakontë prej dy ditësh.

Gazetari Patrik Sadikaj, i ftuar në “MCn live”, e gjykoj një mbledhje të tillë, më shumë si një demonstrim i “forcës” së Ramës, për të treguar shqiptarëve dhe politikës se është.

Sipas tij, nuk u pa asnjë analizë në këtë takim, pos një show të një kabineti të tij të mbledhur rreth vetes.

Kjo është një prej atyre formave që përpiqet Rama të kthej në një demonstrim të tij, për të treguar se edhe pse aty u morën vendimet qe sidoqoftë mund të jenë në interes të publikut, porse në fokus të tij ishte fakti se duhej të niste vitin më një demonstrim të qeverisjes së tij.

Kjo, për të treguar se unë jam këtu, dhe se nuk ka hapa prapa në kuptim të zbutjes së politikave të tij dhe se ka dashur të tregoj se ka një kabinet të mbledhur pas vetes.

Mendoj se ky është demonstrim i kulturës së tij qeverisëse për ti thënë shqiptarëve dhe politikës në vend se unë jam këtu, dhe se do të vazhdoj të jem këtu. Sigurisht jo është shoqëruar edhe me element të show, për të cilat Rama është i njohur.

Por nuk pamë asnjë analizë, askush se ka bërë këtë vit, por ishte më shumë diskutime.

Përkitazi me këto, Sadikaj, vlerëson se fajtori në këtë situatë është vet opozita, e cila sipas tij, nuk ka ofruar ndonjë alternativë të fortë përballë Ramës.

Unë nuk besoj se ndryshimet në emrat e 2-3 ministrave të sjelli ndryshime thelbësore në qeverisje, mund të ketë ndryshim pjesor. Porse nuk mendoj se ndryshimi i emrave sjell diçka, sepse hija e Ramës i nxjerr nga ekspozimi i diellit, flas për të keq.

Por ndryshimi është se çfarë alternative ka sot. Unë jam i përgjegjshëm për ta pranuar e nuk ka këtu një alternativë që ti vihet përballë Ramës, a ka prodhuar një alternativë opozita, a ka ofruar një projekt më të ri se Rama, pra kjo është që e ka favorizuar dhe mund të bej atë dhe të ndryshoj emrat, sepse ai e di se përballë ka një konfigurim të copëzuar të opozitës.

Pra, opozita është fajtorja e parë në këtë situatë dhe është përgjegjësja kryesore për të mbledhur fuqitë  dhe për të ndaluar elemente të tilla.

Latest articles

Related articles