Policia zbulon shoferin e betonieres që ndoti detin në Durrës

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale ku shfaqej një automjet i tonazhit të rëndë (betoniere), duke derdhur mbetje betoni në buzë të detit në lagjen nr. 13, Durrës, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas transmetimit të pamjeve filmike në rrjetet sociale menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të betonieres.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin Gj. N., 43 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh, proceduan penalisht drejtuesin e betonieres, shtetasin Gj. N., për veprën penale “Ndotja e ujërave”.

Policia e Shtetit falënderon mediat e qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërisë dhe siguron qytetartët se struktuarat vendore e qendrore të Policisë do të reagojnë në menyrë të menjëhershme për të vënë përpara drejtësisë personat e përfshirë në paligjshmëri e krim.

Latest articles

Related articles