– Kejvina Kthella ka vijuar debatin me banoren tjetër të ‘Big Brother VIP 2’, Efi Dhedhes. Në një bisedë me Tea Trifonon, Kthella thotë se ajo ka shëtitur botën shumë vite më parë, ndërsa Efi ‘hante fara’, duke nënkuptuar se ish-konkurrentja e Përputhen ka qenë askushi.
“Nuk ma mbush dot mendjen ti mua, goce, se kur ke qenë duke ngrënë fara ti poshtë pallatit, unë kam shëtitur botën. Kjo ësht diferenca. E kam me ata atje. Duket diferenca zemra sa hap gojën, edukata, apo jo? Nejse…,”- dëgjohet të thotë Kejvina.
Më pas, ajo zhvendoset në një tjetër bisedë ku tregon për shifrat e majme që ka fituar si modele. Thuajse e shtrirë në divanin e dhomës së ndenjes, Kejvina thotë se bën shumë kontrata me shtëpi të huaja mode dhe paguhet shumë.
“Normal që fitoj, minimum 6-7 mijë euro në muaj, në xhep, kesh. Bëj ca kontrata,”- thotë ajo.