Bashkia e Tiranës 4 vite punon për vete dhe 3 muaj para zgjedhjeve për popullin

Pano Soko nga Nisma Thurje u shpreh se Bashkia e Tiranës 4 vite punon për vete dhe 3 muaj mendon që të punojë për popullin.

Sipas tij, kjo është një praktikë e zakonshme në vendin tonë dhe kërkohet që t’i hidhet hi syve qytetarëve pak muaj para zgjedhjeve për vota.

Pano: Bashkia e Tiranës 4 vite punon për vete dhe 3 muaj mendon që të punojë për popullin. Kjo është politika sot. Ata kujtohen vetëm kur të dalin para popullit për t’i zënë sytë, sepse ne jemi një popull që harrojmë shpejt. Ne duhet ta ndalojmë këtë praktikë dhe të mos miratonim një program që është elektoral për të harruar 4 vitet e tjera.Ne kemi ndërtuar një hallkë artificiale dhe qytetarët kërkuan një çmim të ulët të naftës. Qeveria duke nxjerrë atë lepurin nga kapela na dha bordin. Bordi kur lindi ishte një mekanizëm false dhe nuk zgjidhte shqetësimin e qytetarëve. Sigurisht që kanë përfituar me rritjen e çmimit të naftës dhe të gjithë ishin të kënaqur këtu, sidomos shteti i cili merr dikur tek 55% të këtij çmimi. Me këtë çmim të lartë nafte futen shumë para në buxhet. Nuk mund të zgjidh në një bord operatorët e naftës, kur në fund bordi luan rolin e një karteli.

Latest articles

Related articles