Marcelo Brozovic humbet ndeshjen e madhe me Napolin. Siç raportohet nga faqja zyrtare e Inter, mesfushori kroat iu nënshtrua testeve klinike-instrumentale sot në Institutin Humanitas në Rozzano. Kroati, në fakt, ndjente dhimbje muskulare në këmbën e majtë. Kontrollet treguan një shpërqendrim të vogël të muskujve. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim, ndërsa hapet një shans i dytë për Kristjan Asllanin. Brozo rrezikon një pushim prej të paktën 15 ditësh. Kështu prania e tij në Superkupën e Italisë kundër Milanit më 18 janar është gjithashtu në dyshim.
2023 fillon ashtu si kishte mbaruar 2022 për Marcelo Brozovic, përsëri në infermieri dy ditë nga sfida titull me Napolin. Tekniku Simone Inzaghi mund të vendosë t’i japë tani mundësinë mesfushorit të kombëtares shqiptare. Në fakt, Asllani erdhi në zikaltër pikërisht si zëvendësues i Brozovic. Në rastin e parë të mungesës së kroatit, për një muaj mes tetorit dhe nëntorit me një problem në kofshë, Inzaghi nuk e zgjodhi Asllanin, duke e rrëzuar në hierarki. Madje u mendua edhe një huazim i Asllanit në janar, për të luajtur me rregullsi. Gjithësesi, shqiptari qartësoi se do të qendronte në klub për të luajtur shanset e tij pavarësisht rikthimit të Marcelo Brozovic. La Gazzetta dello Sport bëri të ditur se blerja e verës nga Empoli është i vendosur të provojë veten në Milano, pavarësisht se deri tani ka dështuar.
Kundër Napolit të Spalletti, kroati mund të jetë në pankinë, por Inzaghi është në ankth për ndeshjet e shumta që e presin Inter në janar. Përvec Napolit, kroati do të humbasë edhe takimet me Monzën, Parmën (në Kupën e Italisë) e Veronën. Në dyshim edhe prezenca në Superkupën ndaj Milan në 18 janar, pas 16 ditësh.