Papa Luani XIV: gara e armatimeve plagë për njerëzimin, angazhohemi pa frikë për paqen

spot_img
Advertisements

Paqja nuk është një realitet që mund të konsiderohet i arritur një herë e përgjithmonë, por një vepër që kërkon angazhimin e vazhdueshëm të njerëzimit. Ky ishte mesazhi qendror i Papa Luanit XIV gjatë Audiencës së sotme Përgjithshme, mbajtur në Vatikan, ku vijoi katekezën mbi kapitullin e pestë të Kushtetutës baritore të Koncilit të Dytë të Vatikanit Gaudium et spes, kushtuar promovimit të paqes.

Duke kujtuar thirrjen profetike të Koncilit II të Vatikanit, Papa Leoni XIV shprehu shqetësimin për garën e armatimeve, e cila rëndon veçanërisht mbi popujt më të varfër.

«Gara e armatimeve është një nga plagët më të rënda të njerëzimit dhe i dëmton në mënyrë të patolerueshme të varfrit», kujtoi Papa, duke cituar Gaudium et spes. Këto fjalë, theksoi ai, tingëllojnë sot si një paralajmërim edhe më urgjent, si klithma e popujve që vuajnë, e fëmijëve të vrarë dhe të gjymtuar dhe e familjeve të shkatërruara nga luftërat.

Ati i Shenjtë Prevost bëri thirrje për një kthim të mendjeve dhe zemrave drejt Krishtit, Mbretit të Paqes, duke theksuar nevojën për të thyer zinxhirët ideologjikë dhe ekonomikë që i mbajnë njerëzit të robëruar nga logjika e luftës.

spot_img

Latest articles

Related articles