Hetimet për çështjen e inceneratorëve kanë shënuar një zhvillim të ri në territorin austriak.
Albanian Post ka mësuar se prokurori i posaçëm Altin Dumani, i shoqëruar nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka marrë në pyetje në Vjenë biznesmenin Mirel Mërtiri, një prej figurave qendrore të dosjes së inceneratorëve.
Mërtiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në shkurt të vitit 2023, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme.



