Noka nxjerr urdhrin: PD hap procesin për caktimin e 46 kandidatëve për zgjedhjet e 9 majit

spot_img
Advertisements

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, kanë firmosur udhëzimin që përcakton kriteret dhe procedurat për propozimin e kandidatëve për kryetarë bashkish.

Procesi do të zhvillohet në të gjitha degët e PD-së dhe do të përfshijë jo vetëm anëtarësinë dhe strukturat e partisë, por edhe mbështetësit, simpatizantët, shoqërinë civile, akademikët, profesionistët dhe komunitetet lokale.

Sipas udhëzimit, kandidatët duhet të kenë integritet të lartë moral e profesional, reputacion të pacenuar, arsim të lartë dhe angazhim të dëshmuar në jetën publike, si dhe kontribute në PD ose në kauza qytetare.

Vlerësimi i kandidaturave do të kryhet nga një Komision i Seleksionimit me pesë anëtarë, i cili do t’i rekomandojë Kryesisë së PD-së emrat që plotësojnë kriteret.

Ndërkohë, deputetët e PD-së dhe kryetarët aktualë të bashkive konsiderohen automatikisht të kualifikuar për fazat e mëtejshme.

Kandidatët mund të propozohen nga strukturat ose të vetëpropozohen, ndërsa dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë sekretariatit përkatës të PD-së.

Afati përfundimtar për mbledhjen e propozimeve është 30 nëntori.

spot_img

Latest articles

Related articles