Rama ju hap një seli në Tiranë sektit hebre Chabad-Lubavitch!

spot_img
Advertisements

Në Konferencën e fundit Ndërkombëtare të Emisarëve të Chabad-Lubavitch, Shqipëria është njoftuar si vendi më i ri në hartën globale të Chabad.

Rabbi Yossi dhe Etka Fridman së bashku me djalin e tyre, Meir, do të ngrenë Shtëpinë e parë të përhershme të Chabad në Shqipëri. Ato do t’i shërbejnë komunitetit të saj vendas hebre dhe numrit në rritje të vizitorëve hebrenj.

“Hebrenjtë kanë jetuar në Shqipëri për rreth 2,000 vjet. Rreth dy dekada më parë, rrënojat e një sinagoge të lashtë u gjetën në qytetin bregdetar të Sarandës. Por është historia më e fundit e vendit që i jep atij një vend të veçantë në kujtesën hebraike. Besa, një shtyllë e kulturës shqiptare, pohon se një shtëpi i përket Zotit dhe mysafirit, dhe se një mikpritës duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të mbrojtur këdo që është nën çatinë e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj lëvizjeje ndërkombëtare hebraike.

Një qendër Chabad-Lubavitch, shpesh e quajtur Shtëpia e Chabad-it ose qendra hebraike, është një qendër komunitare, arsimore dhe shpirtërore e drejtuar nga lëvizja Chabad-Lubavitch, një organizatë hebraike ortodokse hasidike.

Në qendër të kësaj bote ndodhet një vend i vogël në Nju Jork, i njohur si Ohel, varri i udhëheqësit historik të Chabad-it. Aty shkohet për të lënë një shënim, për të qëndruar pak minuta në heshtje dhe për të dhënë një sinjal që kuptohet vetëm nga ata që e njohin këtë gjuhë. Aty kanë shkuar politikanë amerikanë, njerëz të afërt me Donald Trump, dhe së fundmi edhe Edi Rama.

Nuk është pa domethënie fakti që në të njëjtin vend simbolik të Chabad-Lubavitch, në Ohel-in në Queens të Nju Jorkut, janë shfaqur në kohë të ndryshme figura që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me botën politike të Donald Trump: vetë Trump, i shoqëruar publikisht nga familjarë të tij, dhëndri Jared Kushner dhe vajza, Ivanka Trump, të cilët prej vitesh njihen për afërsinë e tyre me Chabad-in, por edhe presidenti i Argjentinës Javier Milei dhe Edi Rama, secili më vete, në kohë të ndryshme, pa asnjë takim të përbashkët dhe pa ndonjë koordinim të deklaruar, por duke ndjekur të njëjtën rrugë simbolike.

spot_img

Latest articles

Related articles