Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Burime nga KESH, pohojnë se në vend të saj, në krye të institucionit është emëruar Algert Luzi, i cili pritet të marrë drejtimin e korporatës.
Po ashtu Maksim Et’hemaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, institucion që e drejtonte prej fundit të vitit 2021.
Et’hemaj është përmendur shpesh në raportimet mediatike si një prej bashkëpunëtorëve të afërt të ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.



