Burri i zv/guvernatores në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome

spot_img
Advertisements

Ndërsa skandali i mbetjeve toksike të “Albchrome” ka vënë në lëvizje prokurorinë, të dhënat e fundit e zhvendosin këtë aferë nga fushat e helmuara të Elbasanit direkt në lidhjet e pushtetit në Tiranë.

Dokumentet e siguruara rishtazi zbulojnë se në vorbullën e këtij skandali mjedisor dhe penal del edhe emri i Erjon Durajt, bashkëshortit të Zëvendësguvernatores së Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj.

Ky zhvillimi i ri që ndryshon tërësisht peshën e kësaj afere, dëshmon se fijet e menaxhimit të kompanisë “Albchrome” Sh.p.k. të çojnë direkt në majat e kupolës financiare të shtetit.

Administrator
Në shtator të vitit të kaluar, me vendim të posaçëm, Duraj u emërua administrator i “Albchrome” Sh.p.k. me mandat 5-vjeçar, duke marrë në dorë të gjitha tagrat ekzekutive për çështjet administrative dhe operative.

Ai bashkë-firmoste çdo vendim operativ me administratoren Teuta Üstündağ. Këta të dy ishin njerëzit që menaxhonin kompaninë, ekzaktësisht gjatë periudhës kur ajo po konusmonte një krim të rëndë mjedisor.

Një kontroll i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në uzinën e Ferrokromit në Papër, gjeti mbi 300 tonë mbetje toksike të lëna në qiell të hapur. Këto mbetje industriale, të cilat përmbajnë koncentrime të larta të metaleve të rënda, ishin paketuar në thasë të thjeshtë “bigbag” dhe liheshin të stivuara në qiell të hapur prej më shumë se një viti.

Sapo skandali nisi të merrte përmasa publike dhe Prokuroria e Elbasanit filloi procedurat e sekuestrimit, asambleja e ortakut të vetëm u mblodh me urgjencë në qershor të këtij viti. Pika e parë e rendit të ditës ishte largimi i menjëhershëm i Erjon Durajt nga detyra dhe revokimi i të gjitha tagrave të tij përfaqësuese.

spot_img

Latest articles

Related articles