Mbi 1 milonë euro evazion| Prokuroria çon në gjyq kompaninë ‘Sekilda‘

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kompaninë “Sekilda” sh.p.k. dhe administratorin e saj, Seferin Lazeraj, të akuzuar për “Fshehjen e të ardhurave”.

Sipas hetimeve të prokurorisë, gjatë periudhës 2017–2018 kompania nuk ka deklaruar të ardhura prej 133.4 milionë lekësh për vitin 2017 dhe nuk ka dorëzuar librat e shitjes e të blerjes.

Detyrimi i saj ndaj buxhetit të shtetit, me gjoba e interesa, arrin në 112.6 milionë lekë (mbi 1 milion euro), sipas Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier.

spot_img

Latest articles

Related articles