Pavarësisht mobilizimit maksimal të partive të vjetra dhe të reja për ta bërë protestën sa më gjithëpërfshirëse, pjesëmarrja në ditën e fundit tregon se diçka ka ndryshuar pavarësisht se shkaqet e pakënaqësisë mbeten aty.
Njerëzit tashmë po e kanalizojnë zemërimin dhe zhgënjimin ndaj establishmentit politik nëpërmjet një grupi të rinjshë që me telekomand ushtrojnë dhunë sistemike në orët e vona, ndërsa pjesa dërrmuese vazhdon ta manifestoj në rrjetet sociale.
Një shpjegim mund të gjendet te cikli jetësor i mobilizimeve sociale. Çdo valë proteste kalon nëpër faza intensifikimi, kulmimi dhe shterimi nëse nuk arrin të prodhojë forma të reja organizimi. Ashtu si Revolucioni i Flamingove, që u shua në shtator, edhe vala aktuale e protestave është në çbërje.
Shpjegimi themelorë mbetet arketipi i përfaqësimit që kërkojnë protestuesit ti përfaqësoj.Sondazhet mbi preferencat e qytetarëve që janë të gatshëm të votojnë një parti të re jashtë establishmentit tradicional majtas, djathtas apo në qendër, janë kryesisht të rinjë, urban, të arsimuar dhe shtresë e mesme. Këta qytetarë nuk kërkojnë thjesht rotacion politik, por ndryshim të logjikës së përfaqësimit. Ata dinë çfarë kërkojnë, por, mbi të gjitha, dinë çfarë nuk i përfaqëson më.
Përpjekjet e ustallarëve të politikës aktuale, organizata në dukje antikonformiste që shfaqen vetëm kur financohen nga donatorët në sferën publike apo aktorët me prapavijë fetare që synojnë të ndërtojnë një realitet politik i ngjashëm me disa vende të lindjes së mesme por fatmirësisht te ne nuk ngjit nuk po kan sukses ta kanalizojnë këtë masë njerëzish në llogaritë e tyre. Aq më pak mund të motivojnë rikthimet e figurave të vjetra politike, të cilat, pavarësisht retorikës reformuese, nuk kanë ndryshuar thelbin e praktikave të tyre.
Pakënaqësia ndaj qeverisë nuk nënkupton automatikisht besim te opozita për sa kohë kjo e fundit i ka mbetur ora në të gjitha kuptimet. As te individ apo grupe që shfaqen në një moment të kohës për të marr frenat e drejtimit politik. Pikërisht këtu qëndron kriza e përfaqësimit.
Rasti i Serbisë konfirmon se mobilizimi mund të marrë një dimension të ri kur udhëhiqet nga elita me kredibilitet profesional, legjitimitet moral dhe autonomi nga establishmenti politik. Protestuesit nuk kanë nevojë për liderë që pretendojnë pronësinë mbi zemërimin e tyre, por për aktorë që kanë fituar autoritet përmes ekspertizës dhe integritetit në shoqëri.. Vetëm elita të tilla mund ta rikthejnë mobilizimin në rrugë dhe ta shndërrojnë atë në një lëvizje politike të qëndrueshme.
Përndryshe, protesta do të mbetet e bllokuar në ciklin e zemërimit, dhunës dhe shterimit. Do të rishfaqet përsëri pasi arsyet janë aty të pandryshueshëm dhe loja e partive do jetë e njëjtë për ta kanalizuar për llogari të tyre ndërkoh nuk bën një hap për ti përfaqësuar apo rekrutuar në strukturat e tyre. Për sa kohë kjo nuk ndodh do kemi vetëm zemërim, zgjënjim dhe emigrim më shumë.



