Djali qëllon me sëpatë prindërit

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manzë të Durrësit, ku një çift bashkëshortësh ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar nga djali i tyre.

Të dy prindërit kanë marrë dëmtime të rënda dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitaleve për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se gruaja po trajtohet në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa bashkëshorti, për shkak të gjendjes më të rënduar shëndetësore, është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë familjare.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa pritet të mësohen detaje të tjera lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve.

spot_img

Latest articles

Related articles