“Do kemi dialog, kur PD të ndalojë dhunën”, Kuko “kushtëzon” bashkëpunimin me opozitën

spot_img
Advertisements

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka kushtëzuar dialogun dhe bashkëpunimin me opozitën për çështje të rëndësishme parlamentare me ndalimin e akteve të dhunës gjatë seancave plenare.

Duke folur në një lidhje direkte për emisionin “Çdokënd”, nga Merita Haklaj në A2CNN, Kuko deklaroi se dialogu duhet të nisë me ndërprerjen e tensioneve në Kuvend dhe me rikthimin e opozitës në komisionet parlamentare.

Ajo theksoi se mazhoranca ka kërkuar vazhdimisht vetëpërmbajtje dhe dialog, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes palëve është i domosdoshëm për reformat që e presin vendin.

“Do doja shumë ta shikoja këtë klimë dialogu. Besoj që kjo klimë dialogu fillon në momentin që dhuna ndalon që në minutën e dytë pasi seanca plenare ka filluar. Besoj se kjo është diçka që do të duhet të ndërpritet urgjentisht. Është e papranueshme që ne fillojmë seancat plenare dhe kemi ato skena që ju i shikoni, nga ana tjetër mungesën e opozitës në komisionet parlamentare. Mund t’ju them që nga ana jonë ka pasur gjithmonë, edhe brenda grupit, një kërkesë për vetpërmbajtje dhe dialog sa i përket çështjeve të caktuara. Besoj se kjo do të duhet të jetë një normë dhe jo të vijë pas progres-raportit, por të jetë një normë, sepse kemi aq shumë reforma përpara të cilat do të duhet të bëhen me konsensus. Sigurisht Reforma Zgjedhore kërkon konsensus nga të dyja palët. Është për detyrimin që ne kemi për ta çuar vendin përpara”.

Deklaratat e Kukos vijnë në një kohë kur pritet bashkëpunimi parlamentar për çështje të rëndësishme, mes tyre buxheti dhe ndryshimet fiskale për vitin 2027. 

spot_img

Latest articles

Related articles