Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni në orën 13:00 do të paraqitet në Apelin e GJKKO-së, ku ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Hyseni dyshohet për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete, në lidhje me dosjen e Ergys Agasit.
Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimi nga detyra u caktuan nga GJKKO më 21 shtator 2026, me kërkesë të SPAK-ut.
Më 22 shtator Vlora Hyseni u dorëzua në kufirin e Kosovës, në Vërmicë, dhe më pas iu komunikua masa e sigurisë.



