Mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Gogu mbërriti me urgjencë në burgun e Fierit. Vizita e tij nuk u regjistrua në fletoren e burgut. Gogu ishte veshur sportiv dhe mbante një kapele në kokë.
Gogu nxitoi për te qelia pa dritare e të paraburgosurit Erion Veliaj. Ishin vetëm për vetëm.
Ministri i Drejtësisë kishte shkuar për të përcjellë një kërcënim mafioz të kryeministrit Edi Rama.
Me zërin që i dridhej dhe i zverdhur nga sikleti, Gogu i tha Veliajt se kishte disa gjëra që ishte i detyruar t’ja përcillte.
“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur:
‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem veë si kryeministër.
-Dorëzo mandatin urgjentisht.
-Delego pushtetin te emrat që do të them unë.
-Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.
Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nis hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg.”
Veliaj është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë ministrit të Drejtësisë se “dhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ja marr fytyrën fëmijëve të mi”.
Nga Habjon Hasani, hashtag.al



