Dalin pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e djeshme në Shkodër, ku humbi jetën një 67-vjeçare, e cila po ecte në trotuar. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se 27-vjeçarja Bleona Pashuku, e cila drejtonte automjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga, është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese dhe më pas ka marrë përpara këmbësoren që ndodhej në trotuar.
Për shkak të përplasjes, ka humbur jetën 67-vjeçarja Edmonda Barbullushi, e cila në momentin e aksidentit po ecte në trotuar.



