Avokati Plarent Ndreca, në një lidhje live me emisionin “Breaking me Jetona Koçibellin” në Top News, ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt në paraburgimin e Fierit.
Teksa po intervistohej, Ndreca ishte rrugës për në burgun e Fierit, pasi kishte marrë informacione se Veliaj ishte vendosur në një qeli izolimi.
“Sipas informacioneve, rezulton se zoti Veliaj është vendosur në një qeli izolimi, pa dritare, pa kushte normale për të paraburgosurit, megjithatë nuk e konfirmoj dot dhe për këtë arsye jam nisur për të verifikuar këtë fakt. Do përpiqem ta takoj dhe të shikoj se çfarë kushtesh i kanë vënë në dispozicion autoritetet e burgut të Fierit”, u shpreh avokati Ndreca.



