Vetëm 41 vota kanë ndarë Harry Kane nga Kylian Mbappé, respektivisht i pari dhe i dyti në klasifikimin e “Topit të Artë” 2026.
E ka zbuluar këtë shifër kryeredaktori i “France Football”, që organizon ceremoninë. “Diferenca ishte vërtet minimale. Diferenca e pikëve mes Kane dhe Mbappé është më e vogël se ajo mes Rodri dhe Vinicius në 2024-ën – ka shpjeguar Vincent Garcia për “L’Equipe TV”. – Duke analizuar votat, Rodri i ka marrë vota Yamal-it. Ka pasur një shpërndarje të votave mes futbollistëve spanjollë”.
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, duket se është penalizuar kështu nga shoku i skuadrës, Rodri.



