“Kancer, dëmtime të ADN-së…”/ Raporti i AKM-së për Albchrome zbulon krimin mjedisor

spot_img
Advertisements

Uzina e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të kompanisë “Albchrome sh.p.k.”, është kthyer në një bombë mjedisore me rrezik të lartë për shëndetin publik.Një kontroll në terren nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka zbuluar një skandal të rëndë: operatori metalurgjik ka depozituar në mënyrë të paligjshme qindra ton mbetje toksike tejet helmuese në ambient të hapur, duke provokuar një katastrofë të heshtur mjedisore.

Kapitali publikon ekskluzivisht raportin e kontrollit në subjektin Albchrome me përfaqësuese ligjore administratoren Teuta Ustundag. Raporti i mbajtur nga inspektorët Xhevdet Haxhiaj, Henri Bacinozi, Enver Halipaj, konstaton një genocid të mirëfilltë mjedisor me pasoja fatale për shëndetin e popullatës lokale.Gjetja më alarmante e inspektimit është konstatimi i mbi 300 ton pluhura të kapura nga filtrat e oxhaqeve, të klasifikuara me kodin e rrezikshëm mjedisor 10 08 15*.Këto mbetje industriale, të cilat përmbajnë koncentrime të larta të metaleve të rënda, ishin paketuar në thasë të thjeshtë “bigbag” dhe liheshin të stivuara në qiell të hapur prej më shumë se një viti.Skandali thellohet më tej me menaxhimin e skorjeve të ferrokromit (kodi 10 08 09). Venddepozitimi i tyre masiv është krejtësisht i paizoluar, pa rrethim perimetrik dhe pa asnjë kanalizim mbrojtës/marrëmeshkurtimekapitali.al

spot_img

Latest articles

Related articles