Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e regjistruar paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës. I plagosuri është Taulant Hoti, këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Sipas të dhënave paraprake, Hoti ishte duke pirë kafen e mëngjesit në lokal, kur një person i maskuar, me një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19, është afruar nga pas dhe e ka qëlluar me armë zjarri.



