Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorës nga kompania Mabco e Behgjet Pacollit tek 2A Group e Valon Ademit.Vendimi i pazakontë shfuqizon regjistrimin e shitjes që vetë QKB kishte bërë një javë më parë, pas kërkesës së administratorit të shoqërisë konçesionare VIA.
Gjithçka ka nisur më 15 tetor 2026, kur administratori i shoqërisë koncesionare Vlora International Airport, Vegim Hoxha, ka paraqitur një aplikim për të regjistruar kontratën e famshme të prillit 2025 për shitjen e aksioneve.
Përmes kësaj kontrate, transferohen 47% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës nga Mabco tek 2A Group duke e çuar raportin e aksioneve në Aeroporti në masën 51 për qind për Pacollin dhe 49 për qind për Ademin. QKB-ja fillimisht e miratoi këtë aplikim më 19 tetor, por ky veprim u ankimua nga Mabco e Pacollit.
Pa pëlqimin e BKT-së, transferimi shpallet i paligjshëm



