SMS
Kjo protestë e përshkallëzuar mund t’i marrë e t’i riartikullojë të gjitha pikat e peticioneve të “flamingove”, duke u shtuar kërkesat për përgjegjësi ligjore për dhunën e organizuar nga shteti dhe nga të maskuarit e shtetit.
Pra, duhet të përgatiten për t’i artikuluar, sepse tellallët e qeverisë mund t’i paraqesin si modë: “Janë ngritur në Francë, Itali, Spanjë dhe hop, edhe këta!”
Jo, këtu kërkesat lidhen me specifikat e Shqipërisë: Paketa e Maleve, dhurimi i bregdetit dhe dhurimi i buxhetit të shtetit oligarkëve vendas e të huaj, të cilët nuk i kryejnë dhe nuk mund t’i kryejnë ato shërbime publike jetike.
Protestuesit, bashkë me profesorët dhe intelektualët që i mbështesin, duhet të jenë të përgatitur t’ia kumtojnë opinionit publik pikëpamjet dhe qëllimet e tyre më të hollësishme.
Nuk duhet pritur vetëm muzgu për të shprehur zemërimin; duhet kultivuar vetëdija se debati dhe mesazhet mund të përcillen edhe në dritë të diellit.
Profesorët që janë nç bojkot mund të mbajnë ligjërata në salla e fakulteteve studentëve për gjërat kritike që ka pësuar vendin, administrimi i sektorit për të cilin studiojnë dhe perspektiva për të dalë nga Balta.
Redaksia



