Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale thotë se katër persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore pas protestës së sotme në Tiranë.
Sipas njoftimit, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 3 të lënduar.
Aktualisht, një protestues vijon të jetë i shtruar, ndërsa një protestues tjetër dhe një efektiv policie, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, kanë lënë spitalin.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur edhe një efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar.
Aktualisht një protestues i shtruar, një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është paraqitur: -1 efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.



