Zgjedhjet e parakohshme për anëtarët e Asamblesë Kombëtare po mbahen sot në Serbi, pas protestave të vazhdueshme kundër pushtetit të Aleksandër Vuçiç.
“Koalicioni Shqiptar” do të quhet lista e përbashkët e partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës, me të cilën do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Këto zgjedhje janë një shans që shqiptarët në Serbi të përfaqësohen nga një numër më i madh deputetësh në Parlamentin serb, pasi më herët ka qenë vetëm deputeti Shaip Kamberi që ka përfaqësuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Mediat vendase shkruajnë se qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes. Votimi ka filluar edhe në Shkollën e Teknologjisë Kimike në Vranjë. Janë hapur 10 qendra votimi për votuesit nga Kosova.
Përveç Vranjës, votuesit nga Kosova mund të votojnë edhe në Kurshumli, Rashkë dhe Tutin. Në Vranjë ka 66,439 votues dhe 113 vendvotime, ndërsa në rrethin e Pçinjës ka 199,058 votues.



