Rama njofton 6 masa kundër dhunës urbane, me gjobë 500 mijë lekë!

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama këtë të diel në konferencë për mediat ka folur lidhur me protestën masive dhe të dhunshme të studentëve të ushtruar në Tiranë tashmë prej 12 ditësh.

Rama gjatë fjalës së tij ka bërë me dije paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane.

Kryeministri ka theksuar se personat të cilët kanë kryer veprime të dhunshme dhe vandale do të paguajnë gjoba deri në 500.000 lekë të reja.

“Kemi gati paketën ligjore të masave kundër dhunës dhe anarkisë. Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari. Përgjegjësia vetjake, kufizimet e përkohshme, paketa me 6 instrumente, një akt normativ për dëmshpërblimin e biznesit të vogël, ligj i posaçëm për riparimin e dëmeve në bizneset e vogla, disa ndryshime në ligjin për tubimet, regjistër elektronik i posaçëm për dhunuesit urbanë, një ndryshim në kodin e etikës së mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Penal të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Fjala e Ramës

Regjistri i posaçëm elektronik do të krijohet për personat e referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit dhe rendit publik.

Do të administrohet nga policia dhe do të mbajë të dhënat e këtyre personave.

Policia Kufitare dhe e Emigracionit, për çdo dhunues, do të ushtrojë të drejtën që i jep ligji për kontrollin e kufirit shtetëror, për t’u refuzuar daljen nga vendi personave që synojnë t’u shmangen dënimeve apo masave për këto vepra.

Do të njoftohen edhe strukturat e vendeve pritëse për rrezikun e këtyre personave, përfshirë edhe kompanitë e transportit ajror, detar apo me tren.

Çdo dhunues të jetë i bindur, qoftë me banim në Tiranë apo ata që erdhën dje nga Spanja si mercenarë për të ushtruar dhunë, se kush do të dhunojë në Shqipëri do të gjejë belanë për të rihyrë apo për të qëndruar i qetë në Europë pa mbaruar punë me ligjin këtu në Tiranë.

Thirrjet për dhunë në rrjetet sociale, kur identifikohen nga policia, do të pasohen nga një njoftim për fshirjen e postimit dhe mospërsëritjen e tij, duke ofruar edhe mbështetje psikologjike nëse ka nevojë.

Nëse postimi nuk fshihet, policia vepron sipas ligjit, përfshirë ndjekjen penale.

Identifikimi i personave të maskuar, fshehja e identitetit të personave në protestë është e ndaluar bazuar në ligjin ekzistues. Do ta përfshijmë në Kodin Penal, duke ndjekur modelin francez.

Kush kapet me sende të rrezikshme dënohet deri në dy vite burg. Mbajtja e maskës për të dhunuar, fshehja e fytyrës ndëshkohet me gjobë ose deri në gjashtë muaj burg.

Nuk ndëshkohet kush e mbulon fytyrën për arsye fetare apo shëndetësore.

Nxitja për dhunë edhe në rrjetet sociale ndëshkohet kur thirrja krijon rrezik real dhe të afërt. Dënimi është më i rëndë kur thirrja u drejtohet fëmijëve ose pas saj ndodh dhuna.

Gazetaria dhe thirrjet politike nuk ndëshkohen kurrsesi.

Kanosja online ose publike dënohet si vepër më e gjerë. Videot e falsifikuara me inteligjencë artificiale, me fytyrën e një personi, bëhen vepër penale. Satira nuk ndëshkohet kur është e shënuar si e tillë..

spot_img

Latest articles

Related articles