Policia ka arrestuar 23 persona në protestë, emrat

spot_img
Advertisements

Policia ka arrestuar 23 persona pas protestës së dhunshme të ditës së djeshme, ndërkohë 30 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa kanë nisur hetimet edhe për 13 persona të tjerë.

Në pranga ranë shtetasit Jul Budi, Lorenc Bezati, Dritan Zhilla, Xhuljano Minga, Mariglen Selimi, Klesti Fetiu, Valentini Lamce, Erti Zhilla, Xhulio Meçani, Arbër Elezi, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxheç, Mario Shitka, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Omer Ademi, Jurgen Ziaj, Rezart Vozga, Vesjon Arifi, Enrik xhemalaj dhe Ramazan Dauti.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë tubimit në zona të ndryshme të kryeqytetit, punonjësit e Policisë u sulmuan me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.

Si pasojë e incidenteve, disa efektivë policie mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore.

Në vijim të veprimeve hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, janë arrestuar 23 shtetas, të moshave nga 18 deri në 54 vjeç, ndërsa 13 persona të tjerë janë vënë nën procedim penal.

Gjithashtu, 30 shtetas janë shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarjet e protestës.

Policia bën me dije se hetimet kanë për qëllim dokumentimin e plotë të incidenteve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në kundërshtimin dhe goditjen e punonjësve të Policisë, si dhe në dëmtimin e godinave të institucioneve shtetërore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë

spot_img

Latest articles

Related articles