Sidroma Shervud kundër protestës!

spot_img
Advertisements

Gazetarja Enkelejda Mema ka rrëfyer se sot në protestë zbuloi një police të veshur si protestuese:

Kjo legenia në foto ishte një adoleshente në mos në vitet e para në universitet në shërbim të policëve.
E kisha në krah pranë Ministrisë së Brendshme. Iu afrova se mendova se kishte nevojë për ndihmë.
Në dorë kishte një shishe plastike me spraj përcëllues për sytë. E pyes çfarë është ajo? Spraj piperi më tha. Po përse të duhet ty si protestuese? Uli syzet dhe me sytë bojëqielli më tha jam e policisë.
Iku drejt të rinjve në shesh Skënderbej. E veshur si ta, me të zeza, ma kapuç e syze dhe me ujë të sterilizuar në çantë, por me një detyrë tjetër, për t’iu përcëlluar sytë të rinjve në protestë.
Të verbosh bashkëmoshatarët e tu duhet të jesh psiqike po aq sa ai psiqiku Edi Rama.
Maskarenjtë kanë rekrutuar edhe adoleshentë në makabritetin e tyre ndaj të rinjve në protestë.

KOMENTI

Në librin “K” ish presidenti i Italisë, Francesco Cossiga rrëfen se gjatë “viteve të plumbit” policia përdorte infiltrime në protestë për të qëlluar policinë me gurë që më pas policia të rrihte protestuesit me shkop gome.
Kjo teknikë përdoret gjërësisht në Europë dhe quhet “sindroma Sherwood”, me referencë luftën guerrile të Robin Hud në mitologjinë popullore angleze.
Logjika është portretizojë protestën si të dhunshme që meriton dajak. Kosiga e dinte çfarë thoshte se ishte vetë ministri i brendshëm.

spot_img

Latest articles

Related articles