Pse kanceri po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë. Disa indicie shkencore

spot_img
Advertisements

Rritja e rasteve të kancerit te të rinjtë nuk ka ende një shpjegim përfundimtar. Megjithatë, disa të dhëna mund të gjenden te llojet e kancerit që diagnostikohen më shpesh te personat nën moshën 50 vjeç. Kjo theksohet në një analizë të re nga “The Wall Street Journal”, e bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Kancerit në SHBA, e cila u shpërnda në rrjetet sociale nga virologu i njohur italian Roberto Burioni. “Gjatë 20 viteve të fundit,” shkruan profesori i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë në Universitetin “Vita-Salute San Raffaele” në Milano, “ka pasur një rritje të qartë të incidencës së llojeve të caktuara serioze të kancerit te të rinjtë. Dhe ne ende nuk e dimë pse.”

Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të kancereve gastrointestinale, siç janë kanceri kolorektal, ai i mëlçisë, i stomakut dhe i pankreasit, si dhe lloje të tjera kanceri që hasen gjithnjë e më shpesh te të rinjtë, siç është kanceri i mitrës te gratë.

Studiuesit ende nuk kanë një shpjegim përfundimtar pse kanceri po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, por disa të dhëna dalin nga llojet e kancerit që diagnostikohen më shpesh. Rastet e kancerit kolorektal, në veçanti, kanë treguar rritjen më të ndjeshme – duke i bërë shumë ekspertë të besojnë se ndryshimet në dietë dhe stilin e jetës, të cilat filluan në mesin e shekullit të kaluar, mund të jenë të paktën një pjesë e problemit.

Këto ndryshime mund të vijnë si pasojë e rritjes së konsumit të ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrnash të ngopura dhe sheqernash, gjë që rrit rrezikun e obezitetit në fëmijëri dhe ndryshon përbërjen e mikrobiomës. Megjithatë, ato mund të shoqërohen edhe me rritjen e përdorimit të disa ilaçeve, siç janë antibiotikët, të cilët dobësojnë florën e zorrëve dhe aftësinë e mikrobiomës për të na mbrojtur nga bakteret patogjene dhe për të nxitur prodhimin e vitaminave esenciale.

Ndër faktorët e dyshuar janë ekspozimi ndaj niveleve më të larta të ndotjes gjatë fëmijërisë, nivele më të ulëta të aktivitetit fizik dhe konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës.

spot_img

Latest articles

Related articles