NASA ka konfirmuar planet për misionin testues Artemis III në vitin 2027, një hap vendimtar ky që do të vërë në provë anijet kozmike hënore të kompanive rivale SpaceX dhe Blue Origin përpara uljes së planifikuar me ekuipazh në Hënë në vitin 2028.
Shefi i ri i NASA-s, Jared Isaacman, deklaroi prerazi se agjencia nuk do të tolerojë më vonesa në orare nga partnerët privatë. Misioni i ri testues do të zhvillohet në orbitën e ulët të Tokës për të garantuar sigurinë e teknologjisë përpara udhëtimit të gjatë hapësinor.
Misioni Artemis III konsiderohet si një nga fushatat më të ndërlikuara të lëshimit në histori dhe do të zgjasë rreth 14 ditë. Agjencia hapësinore po zbaton një politikë të re për të thjeshtuar procedurat dhe për të hequr kërkesat e tepërta burokratike me qëllim përshpejtimin e procesit.
Strategjia e testit përfshin lëshimin e tre raketave masive, anija Orion, SpaceX Starship, Blue Origin Blue Moon. Axiom po prodhon kostume më të lehta për të fituar kohë.



