Rama e dredh gjuhën, nuk janë ANTIFA, por të trajnuar! Heq përgjegjësinë ligjore për fotot

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish protestën studentore gjatë një adresimi në platformat sociale me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo.

Ai e cilësoi atë si një “lëvizje imagjinare studentore” dhe pretendoi se persona me precedentë kriminalë janë përfshirë në protestë duke u paraqitur si studentë.

Por në këtë dalje ai ka dredhur gjuhën si purteka në kanalin e ujërave të zeza, me fjalët “u informova” për fotot e kriminelëve në protestë dhe se të rinjtë janë “radikalizuar” me ANTIFA. PRA, duke hequr përgjegjësinë e autorsisë para ligjit civil e penal.

Edi Rama: Ne kemi dhe një sërë specifikash që i ndjekim me kujdes. Dje u informova për një listë të gjatë personash me precedentë kriminalë, të cilët nën maskën e studentit, po pa asnjë lidhje me statusin e studentit, me lëvizjen imagjinare studentore, ushtruan dhunë dhe janë ndaluar dhe proceduar nga Policia e Shtetit. Një listë, domethënë, përfaqësuese e një komponenti protestuesish që është integruar në këtë masë të larmishme personash, me një qëllim të qartë: destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës sonë, duke na kthyer mbrapsht në të shkuarën. Pas atyre personave qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja që vazhdojmë t’i hetojmë intensivisht. Ajo që më bëri përshtypje ishte përsëri reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste që minimalisht duhet t’i bënte të gjithë të reflektonin nga mosdistancimi ndaj dhunës. Sipas VIP-ave të mbrëmjeve të himnizimit të dhunës nëpër këto ekrane, i përkasin një momenti transformues për Shqipërinë. Këtu nuk ka moment tjetër transformues përveç një sfide të hapur për problemet që kërkojnë adresim. Gjuhë huri, guri dhe kërcënimesh s’mund të fitojë qasje qytetarie për të nesërmen. Ne po punojmë me orë të zgjatura, jam i vëmendshëm për shkaqet reale të disave që simpatizojnë një protestë dhe ndiejnë nevojën për të protestuar. Pavarësisht se janë të distancuar nga dhuna, për sa kohë ai terror urban u shkaktua nga një masë e larmishme njerëzish të radikalizuar ideologjikisht, nga ANTIFA, të radikalizuar fetarisht, njerëz të paguar për të yshtur ndasinë fetare. U futën në turmë, të maskuar si studentë, për të ushtruar dhunë.

spot_img

Latest articles

Related articles