Bora me trena e armiq imagjinar | nga Nebi Bardhoshi

spot_img
Advertisements

Figurat e armikut që shpalos Rama, që prej fillimit të protestave, ka një një anë komike dhe një anë tjetër që duhet marrë më seriozisht.

Për anën komike mjafton të themi se gjithë e dimë që çdo figurë armiku ka qenë shprehje e hallit politik dhe humbje e fillit.

Për anën serioze, duhet ndalur pak më gjatë.
Etiketimii, fyerja dhe të akuzuarit publikisht të qytetarëve si armiq deri në nivelin e terrorizmit, bër kjo nga kryeministri është shumë e rëndë. E rëndë se kryeministri po manipulon opinionin, por edhe më e rëndë se kjo është sërisht teknik e kapjes së shtetit . Duke akuzuar këdo që del kundër është teknika më e lig e mbajtjes së pushtetit.

Këtu s’po flasim se kemi të bëjmë me një shtet që shefja e shërbimeve sekrete ia fik radarët sipas ritmit të jetës.

Por akoma me keq. Shpallja e kundërshtarëve, studenteve dhe qytetarëve, është e rrezikshme se ajo bëhët baza legjitimuese për dhunë shtetërore mbi njerëzit. Siç ka ndodhur.

Tashmë ka përpjekje edhe për thellim të masave shtetërore kundër lirive themelore qytetare dhe politike. Nga ideja e ndalimit të trenit deri tek ndalimi i partive politile. Pra, sërish komikja që shpaloset tek ndalimi i trenave të munguar, bashkohet me përpjekjen serioze për të ndaluar ligjërisht lëvizje të reja politike dhe apo ekzistuese duke i klasifikuar si terroriste.
Nëse treni i munguar nuk sjellë pasoja për vendimet e Ramës, armiku i munguar mund të sjellë pasoja edhe më të rënda nga sa kemi parë tashmë.

spot_img

Latest articles

Related articles