Kushërira e KM, Milena, njëra nga të shumtat që shkatërroi administratën publike, paskësh botuar një hartë në të cilën pasqyronte protestat në Europë, me një vegëz të kuqe edhe në Shqipëri duke i bërë jehonë logjikës që vala e protestave europiane ka prekur si murtaja ANTIFA edhe vendin tonë.
Megjithënëse jemi bërë si gjithë Evropa në protesta po qeverinë pse nuk e kemi si në Europë? Po ekonominë? Po sportin? Po tregtinë e lirë? Po Bujqësinë? Industrinë minerare? etj.
Jo, duke mospasur qeveri europiane nuk mund të kesh “protesta europiane”. Në Europë protestat nuk bëhen për të ndryshuar qeverinë, kryeministrin, por për më shumë mirëqënia e rishpërndarje pasurie pasi po investojnë në armatime duke i hequr lekët nga investimet në spitale e social. Sistemi i tyre garanton ndryshimin e qeverisë me votë, në vendin tonë jo.
Në Shqipëri të gjitha partitë janë antifashiste! Legalistët, Ballistët, komunistët, nacionalistët morën armët ndaj fashistëve e nazistëve. Ishte Partia Komuniste për llogari të serbëve që preu në besë nacionalistët në Mbledhjen e Mukjes për themelimin e Frontit Nacional Çlirimtar.
Redaksia



