Pedagogu Ermal Hasimja i ka dhënë një mësim falas të gjuhës shqipe shefit të grupit parlamentar të PS Taulant Ballës pasi në një komunikim publik përpiqej ta intimidonte duke i përmendur biznesin arsimor.
“Ai momenti kur pronari universitetit/shkollës, një kohësisht kryetari i Forumit për Dialog del kundër dialogut” – shkruan Balla.
Ndërsa prof. Hasimja i kundërpërgjiget: “…si fillim shtohet një “i” përpara “universitetit”. Pastaj shkruhet “njëkohësisht” dhe jo “një kohësisht”. “Dmth” shkruhet “d.m.th.”. Për mbyllje, në fund të çdo fjalie vendoset një pikë”.




