Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, për djegien e një automjeti. Ngjarja u regjistrua një muaj më parë në lagjen “1 Maji” të Vlorës rreth orës 01:20.
Fillimisht djegia u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por hetimet nxorën në dritë se makina ishte djegur qëllimisht.
Sipas bluve Roland Kadriaj, 33 vjeç ka porositur Taulant Kalaj, 36 vjeç që të djeg makinën e 50-vjeçares Silvana Nikaj – drejtoreshë shkolle.



