Krahasimi i çmimeve të shportës| SPAR, më i lirë se Conad

spot_img
Advertisements

Në Pasqyrën e Çmimeve janë publikuar çmimet e produkteve të shportës për një javë në disa nga supermarketet e vendit, si SPAR, CONAD dhe Xhangolli.

Sipas shifrave të bëra publike në aplikacionin “Krahaso”, për javën 19-25 tetor 2026 një shportë me 11 produkte bazë të njëjta për të tria supermarketet që listuam më lart, kushton 1720 lekë te SPAR, 1853 lekë te Conad dhe 1752 lekë te Xhangolli.

Diferenca mes shportës më të lirë dhe më të shtrenjtë është 133 Lekë (7,2%).

Krahasimi i çmimeve të shportës/ SPAR, më i lirë se

Sipas të dhënave, SPAR ka çmimet me të ulëta për të njëjtat produkte që shiten në Conad dhe Xhangolli.

SPAR ka çmimin më të ulët për 9 nga 11 produktet, Conad për 3 dhe Xhangolli për 3.

Çmimet e produkteve të shportës vijojnë si më poshtë në SPAR:

Qumësht Gjirofarm UHT 1,5% 1 L, 180 lekë

Qumësht Parmalat 1 L (bidoni blu), 230 lekë

Vezë Aiba M, 10 copë, 189

Lekë Miell Prima 1 kg, 99 lekë

Sheqer Ferra Classic 1 kg, 69 lekë

Vaj luledielli Floriol 1 litër, 199 lekë

Spageti Barrile nr. 5, 500 gramë, 90 lekë

Kos lope Lufra 380 gramë, 65 lekë

Kos lope Gjirofarm 2,2% 910 gramë, 210 lekë

Kos natyral Fshatçe 450 gramë, 90 lekë

Gjalp Lurpak 200 gramë, 299 lekë.

Krahasimi i çmimeve të shportës/ SPAR, më i lirë se

Të gjitha këto produkte bazë të shportës kanë çmim më të ulët në SPAR, ndryshe nga Conad apo Xhangolli.

Pasqyra e Çmimeve për produketet bazë të shportës në supermarkete të ndryshme të vendit mund të shihet në aplikacionin Krahaso.app.

spot_img

Latest articles

Related articles