Kapet dy autorët e tritolit në makinën e administratorit të Bashkisë

spot_img
Advertisements

Shkëlqim Malaj, 41 vjeç dhe Ervin Skorovoti, 43 vjeç, të dy banues në Tiranë janë arrestuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit. Ata akuzohen se janë autorë të dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse tritol në makinën e shtetasit Igli Bimaj, administrator i Njësisë Shushicë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2026, rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Return”.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve:

  • Shkëlqim Malaj, 41 vjeç;
  • Ervin Skorovoti, 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit Igli Bimaj, 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë.

Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.

spot_img

Latest articles

Related articles