Poeti Ervin Hatibi poezi dedikuar protestës: një çetë engjëjsh mes flakëve

spot_img
Advertisements

Ervin Hatibi, poeti i revoltës së viteve ’90, rikthehet me një poezi për protestën e një brezi tjetër.

Më shumë se tri dekada pasi ishte zëri i një rinie që kërkonte lirinë dhe daljen nga diktatura, Hatibi shkruan sërish për të rinjtë në rrugët e Tiranës posaçërisht për Nyje.al.

Por poezia “Ervin Hatibi, turn this protest into poetry” nuk është thirrje politike, as slogan. Është një revoltë e shprehur përmes ziles së lebrozit, gjakut mbi asfalt, trupave të plagosur, poshtërimit dhe dhimbjes që shndërrohet në poezi.

Nga gjaku i Evës te trupi i plagosur i Muhamedit, nga shkopinjtë që krijojnë një çetë engjëjsh te trupi i Edit Subashit, i tërhequr zvarrë, Hatibi ndërton një gjuhë ku dhuna, përjashtimi, dashuria dhe dinjiteti njerëzor përplasen.

Poeti i një brezi që protestonte për lirinë i kthehet poezisë për një brez tjetër që proteston, në një Shqipëri që ende përballet me pyetjet e saj për lirinë, dinjitetin dhe pushtetin.

spot_img

Latest articles

Related articles