Biznesmeni i njohur bashkëpunoi me SPAK, Si u zbulua afera e Leli Kajës

spot_img
Advertisements

Është zbardhur dosja penale e arrestimit nga BKH-ja e Leli Kajës, administratorit të shoqërisë “Eco-Elb” në Elbasan, për të cilin tashmë gjykata e posaçmë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për akuzën e “Korrupsionit pasiv e funksionarit publik”.

Kaja është kapur brenda zyrës së tij me 4 milion lekë në xhep, para këto që i ishin ofruar me process-verbal nga ana e SPAK, biznesmenit denoncues, Artan Topi.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, Artan Topi, rezulton të jetë kallëzuesi dhe rregjistruesi i Leli Kajës.

Ndërsa dy oficerë të BKH-së, kanë ndjekur momentine dorëzimit të lekëve nga një distancë e afërt, duke u prezantuar si shoferi personal i biznesmenit, Artan Topi dhe inxhinieri i kompanisë së tij.

Në dosje jepet një tablo e plotë e dinamikës se si u fut në “çark” Leli Kaja, ku veç kapjes së 4 milion lekëve të vjetra, administratorit të “Eco-Elb”, ju sekuestruan në zyrë dhe 28 mijë euro.

Në dosjen hetimore thuhet se nga materiali referuar rezulton se në datë 9 shtator 2026, është paraqitur në ambjentet e SPAK, biznesmeni Artan Topi, i cili ka bërë kallëzim penal ndaj Leli Kaja, ku sipas tij, ky i fundit i ka kërkuar një vlerë monetare prej 4 milion lekë të vjetra, si përfitim i parregullt dhe korruptiv, për një procedurë prokurimi të cilën Artan Topi e ka fituar nëpërmjet shoqërisë së tij “Arteo 2018”.

spot_img

Latest articles

Related articles