Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit mbyll dyert, anullohen shfaqet!

spot_img
Advertisements

Protestat e dhunshme që kanë përfshirë kryeqytetin prej një jave kanë ndikuar edhe në jetën kulturore dhe sportive të vendit, duke sjellë shpesh anulim shfaqjesh apo zhvendosje të datave të tyre. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bën me dije se shfaqjet e planifikuar gjatë kësaj jave do të shtyhen në një moment të dytë.

Fundjavën e kaluar, në TKOB, megjithëse me një numër të vogël spektatorësh u ngjit në skenë shfaqja “Kryengritje” (“Soulèvement”) nga Angelin Preljocaj nën interpretimin e Ballet Preljocaj, si pjesë e “International Dance Festival of Tirana”.

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental u anulua shfaqja “1984” nga G. Orwell. Ndërkohë, Teatri Kombëtar njofton se mbrëmjen e së mërkurës pritet të vijë për publikun shfaqja “Diaspora” me autor Fabio Pisano dhe regji nga Caterina Filograno, në një bashkëpunim me teatrin e Barit.

spot_img

Latest articles

Related articles