Sokol Meqemeja, i njohur si bosi i Wuddy dhe FrigoFood, si dhe Gerian Kuka, janë ndër biznesmenët që gjykata ka njoftuar të paraqiten më 3 nëntor përpara togave të zeza.
Ata janë të dyshuar dhe zyrtarisht të marrë të pandehur në dosjen e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Po ashtu, në këtë dosje janë edhe bosët e inceneratorit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të dy në arrati.
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 03.11.2026, ora 09:30, do të zhvillohet seanca gjyqësore për gjykimin e çështjes penale me nr. 87 regjistri themeltar, që u përket:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
TË PANDEHUR:
Arben Ahmetaj
Albina Mançka
Erjola Hoxha
Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri)
Klodian Zoto
Andi Boni
Elda Dinaj
Gerian Kuka
Helidon Begaj
Sonila Goxhaj
Sokol Meqemeja
Gjykata ka vendosur njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të të pandehurit:
Arben Ahmetaj, i biri i Nevruzit dhe i Ferdanes, i datëlindjes 28.06.1969, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, Rruga “Kongresi i Lushnjes”, Tiranë.
Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 03.11.2026, ora 09:30, nëpërmjet:
a. Afishimit në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
b. Publikimit në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.



