Deputetja e PS-së Elisa Spiropali ka njoftuar se i është bllokuar faqja në Facebook.
Ajo shkruan në Instagram se po punon ngushtësisht me kompaninë mëmë të Insgramit, META, për rikthimin e faqes.
Spiropali fton të gjithë ata që duan të komunikojnë me të ta bëjnë në Instagram.
“Të dashur miq
Prej tre ditësh, faqja ime zyrtare në Facebook është e bllokuar. Po punojmë ngushtë me Meta-n që ta rikthejmë sa më shpejt. Për të gjithë ju që keni tentuar të më shkruani, deri në njoftimin e radhës, mund të më kontaktoni drejtpërdrejt këtu në Instagram. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!



