Pse presidenti Begaj po i thërret partitë politike në DIALOG mbi protestën

spot_img
Advertisements

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me anë të një video-postimi në rrjetin e tij faecebook ka shpërndarë një tjetër mesazh lidhur me protestën e dhunshme studentore e cila prej tre ditësh me radhë ka shkaktuar kaos total në Tiranë por jo vetëm duke gjunjëzuar rendin dhe sigurinë e vendit.

“Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve. Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit. Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë”, shprehet Begaj.

Më tej Presidenti i vendit u bën thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit, duke inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uruar shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues.

Presidenti i Republikës po hap një shteg bisedimesh politike mes palëve për të ndërtuar një komunikim deri në marrëveshje.

spot_img

Latest articles

Related articles