Endri Meksi: Ministrat nuk e thonë dot se Njerëz të PS po organizojnë protestat

spot_img
Advertisements

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi deklaron se protestuesit nuk kanë një objektiv të qartë, por se gjithçka është shprehje dufi e qytetarëve.

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se lufta është ndaj SPAK dhe forcave të policisë dhe se bëhet nga një pjesë e personave të cilët nuk duan të bëhet pastrimi nga elementët kriminalë të ndryshëm dhe të mos ndodhë as ecja drejt Bashkimit Europian.

Sipas tij, jemi në pragun e tentativave të palëve më të errëta që ka Shqipëria, për të cenuar rendin kushtetues.

Protesta është vijimi i 130 e ca ditëve të mëparshme. Në këto tre ditë është paksa më ndryshe, se është më e vrullshme. Shumë aktorë janë duke u ngatërruar dhe të qenë të paqartë se çfarë po ndodh. Duke filluar nga qeveria dhe aktorët e mediave që veprojnë si zyrë shtypi e qeverisë dhe ia vë fajin opozitës.

Nuk ka skenar që opozita e ka organizuar këtë protestë dhe e ruajti Berisha për ditëlindjen e tij. Nuk shoh ndonjë skenar organizimi nga ana e protestës. Nëse ka skenar, nuk janë as të huaj. Këto janë përralla. Ministrat janë në hall të madh dhe disa të vërteta që mund t’i dinë nuk i thonë dot.

Zoti Demo e tha që dimë më shumë. Çfarë të thotë që ka njerëz të PS që janë nxitës të këtyre protestave. Ai nuk e thotë dot, as që po luftohet indirekt te SPAK. Se nuk iu thotë dot deputetëve socialistë që presin radhën te SPAK, që do ju shesim.

Jemi në pragun e tentativave të palëve më të errëta që ka Shqipëria, për të cenuar rendin kushtetues. Personat që kanë dijeni dhe mund ta thonë janë shumë pak, se ne nuk kemi as SHISH. Një palë e atyre që sulmojnë dhe në media shtetin, fokusin e kanë te policia.

Për herë të parë SPAK ka marrë revansh kundër krimit, por së fundmi dhe ndaj pushtetit. Jo më larg se dje kishim në SPAK ish-ministren Olta Xhaçka, një nga më të mbrojturat e Ramës. Të gjithë këta aktorë sot janë në SPAK. SPAK po avancon. Lufta është ndaj SPAK dhe forcave të policisë.

Bëhet nga një pjesë e personave që nuk duan që pastrimi nga elementët kriminal të ndryshëm dhe ecja drejt BE të ndodhë. Është marrëzi të mendosh se duan masazh, qofshin studentë apo jo. Është shprehje dufi. Nuk kanë plan apo agjendë, është shprehje dufi.

spot_img

Latest articles

Related articles