Enes Isaku, 16 vjeç, po bënte shaka me një nga kamarierët e lokalit në momentin kur hyri në ashensor për të zbritur në katin e parë. Gjatë kësaj shakaje, kamarieri dyshohet se e ka shtyrë me duar dhe më pas ka shtypur butonin e ashensorit, me qëllim që 16-vjeçari të zbriste poshtë.
Në atë moment, ashensori ka pësuar një shkëputje të menjëhershme, duke bërë që Enes Isaku të përplasej me kokë në pllaka. Përplasja rezultoi fatale për 16-vjeçarin, i cili humbi jetën.
Shkëputja e menjëhershme e ashensorit ka rrezikuar edhe jetën e kamarierit të arrestuar, i cili mund të ishte përfshirë në të njëjtin incident të rëndë.
Enes Isaku ishte djali i tezes së pronarit të lokalit, Afrim Vathi. Vetëm pak çaste para ngjarjes, ashensori ishte përdorur edhe nga vetë pronari, i cili ishte xhaxhai i familjes së të riut.



