Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi
Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi. Ai qëndroi në këtë detyrë vetëm 7 muaj. Dorëheqjen e lajmëroi në rrjetin e tij social në FB, ku flet se gjatë ushtrimit të kësaj detyre ka patur “edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur”.
“Kritikën jam përpjekur ta dëgjoj, edhe kur ka qenë e vështirë. Përballë pengesave, kemi vazhduar të punojmë. Për disa gjëra të tjera, koha do të flasë më qartë se unë sot”, shkruan Kupi.



