SPAK ‘futet’ brenda ministrisë së Mbrojtjes: Merret telefoni zyrtarit

spot_img
Advertisements

Hetimet e SPAK për çështjen e KAYO-s janë zgjeruar edhe te zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes. Raportohet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar telefonin e Ardit Hysës, ish drejtorit juridik të KAYO-s dhe aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se sekuestrimi është kryer në kuadër të hetimit që SPAK po zhvillon lidhur me kompaninë KAYO dhe marrëdhëniet e saj me kompani private të sektorit të mbrojtjes. Hetimi është shoqëruar më herët me kontrolle në banesa, zyra dhe ambiente biznesi, ku janë sekuestruar telefona, dokumente dhe pajisje të tjera.

Gjatë veprimeve hetimore ku janë sekuestruar telefonat e Aleks Markut, Ardi Veliut dhe biznesmenit Ron Yeffet, janë marrë edhe disa kamera sigurie. SPAK nuk ka bërë publik deri tani një njoftim zyrtar me detaje mbi këto veprime hetimore

spot_img

Latest articles

Related articles